Robert Elsie | AL History | AL Language | AL Literature | AL Photography | Contact |

shqip  Robert Elsie

Shkrimtar, albanolog, përkthyes, interpret

English   deutsch   français   shqip

Faqja e parë

Botimet e mia

  Faqe interneti  
  Libra
  Artikuj shkencore
  Reçensa
  Intervista

Jeta

Kontakt


2009.12.3

Webdesign J. Groß

 

Mirë se erdhët në faqen e internetit të Robert Elsie: shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog. Këtu do të gjeni informacion jo vetëm për Robert Elsie-n, por në veçanti, tërë botimet e autorit: libra, artikuj shkencore, reçensa dhe intervista nga viti 1975 deri me sot. Teksti i plotë i shumë librave, dhe të shumicës së artikujve shkencore, të reçensave dhe të intervistave mund të shkarkohen këtu nga interneti në formatin PDF.

AL Language
 
Dëgjoni dialekte të shqipes.

Robert Elsie

Robert Elsie merret me albanologjinë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht me kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Shumica e botimeve të tij përqendrohen në këtë fushë. Faqet e tij të tjera, lidhur me këtë, kushtohen fushave të historisë, të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe të fotografisë të hershme.

Faqja e internetit "Tekste dhe Dokumenta të Historisë Shqiptare" ofron një përmbledhje tekstesh që synon të hedhë më shumë dritë mbi këtë kënd të Evropës Juglindore i cili shpeshherë keqkuptohet nga historianët dhe shkencëtarët. Kjo faqe nuk është një histori e Shqipërise dhe as një histori e shqiptarëve, por thjesht një përmbledhje tekstesh historike - nga shekulli i njëmbëdhjetë deri një shekullin e njëzetenjë - të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë historinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të popullit të saj. Shumë prej këtyre teksteve paraqiten këtu në përkthim, kryesisht në anglisht, për herë të parë.

Faqja e internetit "Gjuha Shqipe" ofron një hyrje mbi gjuhën shqipe me disa inçizime historike. Në pjesën "Dialekte Shqiptare" mysafiri mund të dëgjojë të folmet rajonale të shqipes, pra se si flitet gjuha shqipe në krahinat e ndryshme të botës shqipfolëse.

Faqja e internetit "Letërsia Shqiptare Anglisht" përmban përmbledhjen më të madhe të letërsisë shqiptare në gjuhën angleze. Ajo perfshin një varg tekstesh nga e kaluara si dhe shumë autorë bashkëkohorë nga Shqipëria, Kosova dhe nga diaspora shqiptare, si dhe disa tekte të letërsisë gojore. Disa përkthime janë botuar gjatë viteve, por shumica shfaqen këtu për herë të parë.

Faqja e internetit "Fotografia e hershme në Shqipëri" ia ofron shikuesit disa koleksione të hershme fotografike, kryesisht nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë. Këto koleksione, deri tani kryesisht të panjohura, janë mjaft domëthënëse për të kaluarën e popullit shqiptar dhe do të jenë objekte, shpresoj unë, të një interesi të veçantë.

Ju uroj lexim të këndshëm.

Robert Elsie

Tekstet e artikujve dhe të librave të dhënë në dispozicion këtu mund të shfrytëzohen privatisht nëse përmenden autori dhe burimi. Çdo shfrytëzim komercial kërkon paraprakisht lejën e autorit. Falemnderit. | Robert Elsie

Robert Elsie | AL History | AL Language | AL Literature | AL Photography | Contact |