Mirë se erdhët në faqen e internetit të Robert Elsie: shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog. Këtu do të gjeni informacion jo vetëm për Robert Elsie-n, por në veçanti, tërë botimet e autorit: libra, artikuj shkencore, reçensa dhe intervista nga viti 1975 deri me sot. Teksti i plotë i shumë librave, dhe të shumicës së artikujve shkencore, të reçensave dhe të intervistave mund të shkarkohen këtu nga interneti në formatin PDF. Robert Elsie merret me albanologjinë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht me kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Faqja e internetit Arti Shqiptar i kushtohet artit e popullit shqiptar në kuptimin e gjerë, d.m.th. u kushtohet përpjekjeve të ndryshme artistike të shqiptarëve apo veprave që kanë një lidhje me Shqipërinë apo me shqiptarët. Ajo nuk pretendon të japë një histori të plotë të artit shqiptar, vetëm t’ia paraqesë lexuesit/shikuesit ndërkombëtar disa aspekte dhe dukuri që mund të kenë interes për të. Faqja e internetit Tekste dhe Dokumenta të Historisë Shqiptare ofron një përmbledhje tekstesh që synon të hedhë më shumë dritë mbi këtë kënd të Evropës Juglindore i cili shpeshherë keqkuptohet nga historianët dhe shkencëtarët. Kjo faqe nuk është një histori e Shqipërise dhe as një histori e shqiptarëve, por thjesht një përmbledhje tekstesh historike - nga shekulli i njëmbëdhjetë deri një shekullin e njëzetenjë - të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë historinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të popullit të saj. Shumë prej këtyre teksteve paraqiten këtu në përkthim, kryesisht në anglisht, për herë të parë. Faqja e internetit Gjuha Shqipe ofron një hyrje mbi gjuhën shqipe me disa inçizime historike. Në pjesën Dialekte Shqiptare mysafiri mund të dëgjojë të folmet rajonale të shqipes, pra se si flitet gjuha shqipe në krahinat e ndryshme të botës shqipfolëse. Faqja e internetit Letërsia Shqiptare Anglisht përmban përmbledhjen më të madhe të letërsisë shqiptare në gjuhën angleze. Ajo perfshin një varg tekstesh nga e kaluara si dhe shumë autorë bashkëkohorë nga Shqipëria, Kosova dhe nga diaspora shqiptare, si dhe disa tekte të letërsisë gojore. Disa përkthime janë botuar gjatë viteve, por shumica shfaqen këtu për herë të parë. Faqja e internetit Fotografia e hershme në Shqipëri ia ofron shikuesit disa koleksione të hershme fotografike, kryesisht nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë. Këto koleksione, deri tani kryesisht të panjohura, janë mjaft domëthënëse për të kaluarën e popullit shqiptar dhe do të jenë objekte, shpresoj unë, të një interesi të veçantë. Ju uroj lexim të këndshëm. Robert Elsie Tekstet e artikujve dhe të librave të dhënë në dispozicion këtu mund të shfrytëzohen privatisht nëse përmenden autori dhe burimi. Çdo shfrytëzim komercial kërkon paraprakisht lejën e autorit. Falemnderit. | Robert Elsie Webdesign 1998 — 2019 Josef Gross , Germany
Robert Elsie Shkrimtar, albanolog, përkthyes, interpret

www.